Artea Brahaj është një studente shqiptare e cila ka përfunduar studimet në Harvard dhe ka zgjedhur të shkojë në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.
Fotot e së resë shqiptare bënë xhiron e rrjetit, ku madje tërhoqën edhe vëmendjen e kryeministrit të vendit Edi Rama.
Rama postoi në faqen zyrtare të Facebook-ut foton, duke shprehur krenarinë dhe përgëzuar arritjet e së resë.
Krahas tyre ka shkruar se studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.
“Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.