Për të gjithë ata që nuk kuptojnë gjuhë tjetër veç shqipes, në komunën Arcade të Trevisos në Itali, mund të shohin në tabelat rrugore edhe gjuhën e tyre mëmë.

Në fakt, kjo vlen më tepër për hajdutët, pasi kryetari i komunës prej 4 mijë banorësh ka marrë një iniciativë të re për të gjithë ata që tentojnë të vjedhin. Ata paralajmërohen nëpërmjet kësaj tabele se “Zona është e vëzhguar me telekamera”.

Paralajmërimi në tabelë shfaqet në 5 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, rumanisht, shqip dhe arabisht. Megjithëse është e shkruar me disa gabime drejtshkrimore “Zona i vëzhguart nga telekamera”, shqiptarët arrijnë ta kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.

S.L.