Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ai drejt të cilit shumëkush po drejton gishtin këto ditë plot dhimbje e shkatërrim për Durrësin, është shfaqur në shoqërinë e shefit të shtabit operacional, ministrit Bledi Çuçi dhe ish-vartësit të tij Ardian Çela, drejtor i prgjuthshëm i OSHEE. 

Dako po priste zgjedhjen e përkohshme në krye të bashkisë të ish-vartësit Zhulien Varfaj, që e pati në postin e nënkryetarit për 12 vite me rradhë. Ish-kryebashkiaku i Durrësit shfaqet i relaksuar në shoqërinë e ministrit Çuçi, pasi pas dorëheqjes së Valbona Sakos dhe nënkryetares Etleva Kondi dhe zgjedhjes së Varfajt në krye të bashkisë merr sërish "frerët" e qytetit në dorë.