23gusht 2015 – “Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë”, kjo është fiks shprehja që i shkon për shtat kreut të ri të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit vetëm pak kohë më parë akuzonte paraardhësin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, se përdorte fëmijët për politikë, duke e cilësuar si një “pedofilizëm politik”.
Por tashmë kur vetë ai është qytetari i parë i kryeqytetit nuk nguron të publikojë foto të tijat me fëmijët e kopshteve.
Veliaj i cili njihet edhe si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të drejtave të grave, nuk nguron të publikojë as foto të femrave që janë duke punuar dhe mbajtur pesha të rënda. /syri.net/