9 qershor 2015 – Dy kundërshtarët politikë për Tiranën, Erion Veliaj dhe Halim Kosova, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin, teksa kanë lënë mënjanë për një moment akuzat ndaj njëri-tjetrit kur flitet për një event që ka të bëjë me qytetin për të cilin ata garojnë.
Ata janë fotografuar gjatë konferencës “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Kanë qenë disa momente përpara se Veliaj të ngjitej në skenë për të prezantuar programin e tij, ku dy rivalët për kryetar bashkie u fotografuan mes buzëqeshjeve, madje kanë shkëmbyer dhe disa fjalë mes tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/