Këtë të diel, kur besimtarët katolikë festojnë Pashkën, Vila e mbretit Zog është vizituar nga një numër i konsiderueshëm kureshtarësh, vendas dhe të huaj.

Grupe me turistë holandezë, por edhe shumë durrsakë janë ngjitur sit në kodër për të parë nga afër rezidencën e mbretit Zog, të cilën tregtarët durrsakë ia bënë dhuratë monarkut shqiptar.

Meqënëse Vila mbart dëmtime të shumta të shkaktuara gjatë vitit të mbrapshtë 1997, për shumë e shumë vite ajo ka qenë e mbyllur për publikun dhe vetëm pak persona kanë pasur akses në të.

Vila, e cila nuk është shpallur ende monument kulture, ka nisur të hapet kohët e fundit për publikun e gjerë. Përmes një pagese prej 3 eurosh, kushdo mund ta shohë nga afër atë.

Fakti më kurioz është se sot aty ndodheshin edhe shumë durrsakë, që për herë të parë po futeshin brenda saj.

Lajmi i rremë i përhapur nē media se Vila do të rrafshohet i kishte bërë kuriozë shumë vendas ta shihnin live godinēn që ngrihet në majë të kodrës, në një nga pozicionet më panoramike të qytetit bregdetar.