28 qershor 2015 – Duken si foto të shumë kohëve më parë, kohë të harruara, por në fakt këto foto i përkasin zonës së Porto Romanos vetëm 12 apo 13 vjet më parë, atëherë kur ndotja ishte përhapur edhe nëpër shtëpitë e banorëve, disa prej të cilëve kanë ndërtuar shtëpitë me tullat e fabrikës së kimikes në këtë zonë.

Këto foto janë shkrepur nga organizata botërore të ndryshme që dokumentonin ndotjen në këtë zonë të Durrësit. Tashmë problemi duket sikur nuk ekziston më, por këto janë çaste të tmerrshme që dokumentojnë ndotjen përpara disa vitesh e pikërisht në fillim të viteve 2000 në atë zonë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/