Sot, të dielën, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë vetë në aksionin ndërgjegjësues për të pastruar pyllin e Sodës.
Me një fjalim të gjatë paralajmërues për të gjithë kryebashkiakët, Rama vuri pikat mbi “i”, duke përmendur edhe fjalën: gjoba!
I shoqëruar me zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj, e ministrat Niko Peleshi dhe Mirela Kumbaro, Rama në asnjë moment nuk është afruar me një personazh tjetër që ndodhej në të njëjtin ambient.
Bëhet fjalë pikërisht për personin që ka marrë “non grata” nga Rama, kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.
Në asnjë moment, kamera e ERTV, por edhe mediat e tjera duket se nuk e kanë fiksuar detajin se në të njëjtin ambient me Ramën ndodhej edhe Leli.
Provë mbeten fotot që ai ka ndarë në rrjetin e tij social në “Facebook”.
Përplasja mes tyre, e nisur që me kundërshtimin e Lelit për të garuar si deputet më 25 prill, është zbutur, por mesa duket ende nuk është shuar…





