Ministri i Shëndetësisë së Anglisë, Matt Hancock ka folur pas fotove të publikuara në media duke u puthur me sekretaren e tij në korridoret e ministrisë.

Në një deklaratë ministri ka thënë se ka thyer rregullat e distancimit fizik dhe pranon të jetë puthur me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror në këto rrethana, jam shumë i penduar. Unë mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë për familjen time për këtë çështje personale”, ka thënë ai.