Sfida më e fundit në rrjetin social “Instagram” e të postuarit të fotove të vjetra të 10 viteve më parë, i ka bërë të gjithë për vete, sidomos të famshmit shqiptarë.

Teksa personazhe të njohur bëhen nostaligjikë dhe risjellin për publikun imazhin e tyre, që deri diku mund të ishin harruar, është njëri prej tyre që ka tërhequr më shumë vëmendjen.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, në “Instastory” ka postuar disa meme të realizuara nga ndjekësit e tij, në të cilat demonstrohet me humor ndryshimi i Blendit në periudhën kohore prej 10-vitesh.

Siç vihet re edhe nga fotot e publikuara nga Blendi, gazetari është krahasuar me figura të animuara, personazhe publikë si edhe me vezën e famshme e cila theu rekordin e pëlqimeve të Kylie Jenner.

Këto meme Fevziu i ka pranuar me humor dhe ka vendosur që t’i ndajë me ndjekësit e tij në “Instagram”.