2 korrik 2015 – Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e kaluar, siç ka njoftuar edhe portali ynë, si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Kavajës. Sipas të dhënave të para, 70-vjeçari është hedhur para autoveturës, e cila po lëvizte në superstradën Kavajë – Rrogozhinë.
Nga fotot e realizuara nga agjencia e lajmeve “Dyrrah”, shihet se aksidenti ka ndodhur në një ndërprerje të paligjshme që i bëhet superstradës për të mundësuar lëvizjen e kalimtarëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Mjaft njerëz e shfrytëzojnë këtë mundësi për të kaluar nga fshati drejt qytetit dhe anasjellas.
Automjeti tip ‘Benz’ e ka goditur kalimtarin e moshuar pikërisht në këtë segment, kur ai së bashku me qytetarë të tjerë, duke përfituar nga trafikndarësi metalik i prerë, po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/