Një ruse dhe një ukrainase janë bërë bashkë për të shfrytëzuar shtetase të huaja për prostitucion në Tiranë. 

Anna Tkachenko dhe Elena Maslova u arrestuan në flagrancë në kuadër të operacionit “Escort”, ndërsa janë publikuar dhe fotot e tyre. Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 11 vajza që shfrytëzohenin nga dy të arrestuarat.  

Sipas informacioneve Anna Tkachenko dhe Elena Maslova, vajzat që shfrytëzonin për prostitucion i reklamonin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.

Ndërkohë bëhet me dije se njëra nga vajzat e cila shfrytëzohej si punonjëse seksi, ka bashkëpunuar me policinë për të zbuluar rrjetin e prostitucionit. 

Policia gjithashtu po punon për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.