SHBA, 22 mars 2014 – Afro 20 vjet pas vetëvrasjes së tij, në fakt dalin imazhe që vijnë nga një seri materialesh të panjohura në epokën e ndodhisë, e që përshkruajnë më mirë skenën, në të cilën u gjet ish-lideri i Nirvana-s. Megjithatë, policia këmbëngul sërish: Asgjë e habitshme!

Janë foto që tregojnë një kuti dhe një lugë në dysheme dhe në krah të tyre një gjysmë cigareje e një palë syze dielli, të tjera që përjetësojnë një kuti të mbyllur të sendeve personale ngjitur me disa të holla, një paketë cigaresh dhe një portofol, nga ku shihet një shfaqje e lehtë e kartës së identitetit të Cobain. “Asgjë e habitshme – specifikon policia, – teksa konkluzionet për vdekjen e tij nuk ndryshojnë”.

Eshtrat e rocker-it, i cili vrau veten në kulmin e suksesit të tij, kur ishte vetëm 27 vjeç, u zhvarrosën më 8 Prill 1994 dhe, sipas rezultateve të hetimit, Cobain kishte injektuar fillimisht doza masive heroine, e më pas kishte qëlluar veten me pistoletë. Në të njëjtin vit që kishte tentuar edhe një tjetër herë vetëvrasjen, duke gëlltitur një dozë të rëndë qetësuesish kur ishte në Romë.

Pavarësisht konkluzioneve të policisë, shumë vetë nuk e besojnë vetëvrasjen, duke menduar se këngëtari është vrarë. 

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/