20 gusht 2013-Familja e re mbretërore nuk na la të prisnim shumë.Janë publikuar edhe fotot e princit George, bashkë me  William dhe Kate, që të tre në formë të shkëlqyer. Ndryshe nga tradita, cifti i ri preferoi që fotot të realizoheshin jo nga fotografë zyrtarë, por nga gjyshi, Michael Middleton, në kopshtin e shtëpisë në fshatin Bucklebury, në përëndim të Londrës. Në foto janë përfshirë  edhe Tilly dhe Lupo, dy qentë e familjes.