29tetor 2015 – Flamuri kuqezi përdoret edhe në berberhane. Patriotizmi po shfrytëzohet deri në detaj, duke kthyer dhe simbolin kombëtar për shërbime të nevojshme. Si në këtë rast, kur flamuri ka shërbyer si përparëse në berberhane.
Kjo ka ndodhur para ndeshjes me Armeninë, kur lojtarët e kombëtares janë qethur te berberi nga Kavaja, Erti Biturku.
Vetë berberi i ka postuar këto foto në Instagram, i cili ka qethur me radhë futbollistët e Kombëtares si Lorik Cana, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi apo Andi Lilaj. Për shumë tifozë ky veprim nuk është pritur mirë.
/portali DurresLajm/