Kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe lideri historik i PD, Sali Berisha mbërritën bashkë mbrëmë në ceremoninë për 25 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike. Ata shoqëroheshin nga bashkëshortet, madje dhe u ulën në krah të njëri tjetrin në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Zonjat kishin zgjedhur ngjyra për këtë event, por ajo çfarë ra në sy ishte veshja e zonjës Berisha, e cila që në daljet e para publike është veçuar për shije.
Ndryshe nga Liri Berisha, Aurela Basha nuk është dalluar për gusto në përzgjedhje. Ndonëse shumë më e re në moshë, veshja e saj la shumë për të dëshiruar.