Aktorja Lady Gaga bëri bujë në Festivalin e Filmit në Venecia 2024 të enjten, duke mbërritur në premierën e filmit të saj të ardhshëm “Joker: Folie à Deux” në mënyrën më dramatike. Gaga mahniti me një fustan të zi prej kadifeje Dir Haute Couture me një dekolte të hapur dhe një fund të gjerë.
Gaga shtoi gjithashtu vathë, gjerdan dhe byzylykë diamanti nga Tiffany & Co, duke vënë në pah edhe unazën e saj masive të fejesës nga i fejuari Michael Polansky.
Ekspertët thonë se guri i diamantit me prerje ovale i cili duket të jetë të paktën 10 karat në madhësi, mund të vlejë rreth 1 milionë dollarë.