Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës së Kryeministrit Edi Rama.
Makinat e përfshira në aksident janë një "Honday" dhe një "Mitsubishi" me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë). Ka qenë fillimisht "Mitsubishi" i cili ka goditur një "Range Rover" dhe "Golf 2" të cilat udhëtonin në sensin e kundërt, ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe "Honday" e cila ka përfunduar në kanal.
Bëhet e ditur se tre punonjës të Gardës, Ervin Musai, Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana kanë mbetur të lënduar si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin "Golf". Pesë të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qeë lagështia në rrugë, pasi më herët ka pasur reshje të dobëta shiu.
Tre gardistët e lënduar:
Ervin Musai (Gardist)
Klodian Llaka (Gardist)
Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Honday)





