Pas denoncimit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, për një ish-punonjës policie i cili i dërgonte foto nudo një vajze të re nga Shkodra, vjen reagimi plot ironi i ish-ministrit të LSI-se, Ylli Manjani.

Duke iu referuar shprehjes “Daci plak do mish t’njomë”, Manjani shkruan se “As Mesi (Senida) e as Ronaldo (Ditmiri) nuk e ndaluan dot këtë “Dac plak” Rilindas me inicialet B.Q…”.

Postimi i Manjanit:

“Daci plak do mish t’njomë”- thotë një shprehje e vjetër…

Rilindja e (ri)solli në ditët e sotme…

As Mesi (Senida) e as Ronaldo (Ditmiri) nuk e ndaluan dot këtë “Dac plak” Rilindas me inicialet B.Q…

Ky të paktën nuk ka vrima tek brekët….

Ai u pa të hynte në selinë blu i veshur sport dhe me atlete.