Mes 9 viktimave të masakrës në Mynih, ishte dhe  21-vjeçari kosovar Dijamant Zabergja, djali i një oficeri policie.

Babai i tij Naimi, sot vizitoi vendin e ngjarjes ku vendosi lule dhe mbajti një poster me foton e të birit. Ai konfirmoi më herët se djali i tij mbeti i vrarë në tragjedinë e një dite më parë. 

“Me trishtim të thellë ju njoftoj se djali im, Dijamant Zabergja, 21 vjeç, u vra dje në Mynih”, shkroi ai. 

Mes viktimave ishin edhe dy vajza nga Kosova, njëra prej tyre u identifikua në “Facebook” nga vëllai i saj si Armela Segashi, ndërsa tjetra si Sabina Sulaj. 

Veç 3 kosovarëve, mes të vrarëve ishin dhe 4 të tjerë të rinj që humbën jetën, 3 turq dhe 1 grek. 

Fotoja e Naim Zabergjës me posterin e të birit ka bërë tashmë xhiron e botës, pasi është pasqyruar gjerësisht në mediat dhe portalet ndërkombëtare online.