Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me Presidentin amerikan, Barak Obama dhe zv/presidentin Xho Bajden.
Në përfundim të takimit, kreu i qeverisë tha se me Presidentin amerikan diskutoi për Reformën në Drejtësi, ndërsa tha se Presidenti Obama u interesua me kënaqësi edhe sa i përket idesë për futjen së fesë në shkollë.
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Rama shprehu përshtypjet e para përmes rrjeteve sociale. Ai tha se kaloi një orë të paharrueshme dhe falenderoi Presidenti Obama.





