Këngëtarja e njohur Rihanna bëri një paraqitje të rrallë publike me flokët e saj natyralë. Miliarderja 36-vjeçare, sipërmarrësja dhe ylli i muzikës, bëri një shëtitje në Nju Jork ku tregoi flokët e saj biondë, të shkurtër me kaçurrela.

Superylli kishte veshur një top gri, pantallona sportive të zeza, një pallto ngjyrë kafe të madhe si dhe një palë taka transparente. Pak ditë më pare Rihanna shpalli sipërmarrjen e saj më të re të biznesit, linjën e re të produkteve të flokëve të quajtur ‘Fenty Hair’.

FOTOT/ Rihanna heq dorë nga paruket, del në publik me flokët e

Në një video promovuese, Rihanna ndau një sërë fotosh të saj në stile krejtësisht të ndryshme ndër vite. 

FOTOT/ Rihanna heq dorë nga paruket, del në publik me flokët e

Rihanna 

“Flokët kanë qenë gjithmonë shumë personale për mua. Ndjehem sikur ato kanë qenë gjithashtu shënuese të evolucionit dhe rritjes sime ndër vite” thot ajo në video.