Katër të burgosur shqiptarë në Greqi iu arratisën policisë gjatë transferimit me furgon, por dy prej tyre u kapën menjëherë pas arratisjes, kurse dy të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.
Mediat greke kanë publikuar identitetin dhe fotot e dy shqiptarëve të arratisur. Ata janë Xhuliano Halili 35 vjeç i njohur ndryshe me emrin “Niko” dhe Alfons Ndoci. 35-vjeçari Halili është dënuar me burgim të përjetshëm.
Më 29 nëntor të vitit 2011, Halili ka vrarë me armë shqiptarin tjetër Felim Mezai 35 vjeç dhe djalin e tij të mitur rreth 3 vjeç. Ajo ishte një vrasje e porositur për prishjen e pazareve të kokainës, ndërsa Xhuliano Halili ishte ekzekutori.
(Babai dhe djali, dy viktimat e vrarë nga Halili në vitin 2011)

Kurse Alfons Ndoci është i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe trafik droge. Edhe dy shqiptarët e tjerë që u arratisën por u kapën brenda pak minutave, janë të dënuar me nga 25 vite burg secili.






