Durrës, 9 gusht 2014 – Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në muajin e shtatë të shtatzënisë na shfaqet shumë në formë dhe aktive. Znj. Gjosha është fotografuar këto ditë nga paparaci ynë në plazhin e Dhërmiut, në jug të vendit, duke shijuar detin dhe pushimet me bashkëshortin, Ardianin dhe disa miq të tjerë. Këtë herë ajo nuk e kishte lënë vetëm në shtëpi qenushin e saj, të cilin e mban me vete në kohën e saj të lirë. Edhe pse Dhërmiu konsiderohet një nga plazhet më trendi të momentit, Klajda nuk ka preferuar të bëjë pushim me shoqërinë, ashtu si shumë njerëz të njohur të politikës, por me bashkëshortin, me të cilin ka 16 vjet njohje dhe një vit martesë.

Për sa i përket formës fizike gjatë shtatzënisë, bën përshtypje fakti që edhe pse ministrja do bëhet nënë për dy muaj, ajo ruan ende linjat elegante të trupit dhe një bark, që vetëm sa i duket pak. Po ashtu duket që po kalon një shtatzëni të mbarë, pasi edhe në plazh vazhdon të jetë gjithë kohës në lëvizje, me futjet e shpeshta në det dhe marrjen e rrezeve të nxehta në shezlong. 30-vjeçarja Klajda Gjosha është ministrja e vetme e kabinetit qeveritar që do të bëhet nënë, pas Kryeministrit Edi Rama, që u bë baba i një djali. Ndryshe nga Kryeministri,Klajda e provon këtë ndjesi për herë të parë, pas martesës verën e kaluar me Adrianin, bashkëshortin e saj me profesion ekonomist. Me Adrianin ajo u celebrua pas lidhjes së tyre të gjatë, që arritën ta mbajnë gjallë falë studimeve në të njëjtin vend, ku bashkëshorti u diplomua për Financë. Pas tetë vitesh studime në Angli, ajo u rikthye në Shqipëri, ku nisi karrierën e saj në politikë.
/panorama plus/





