Një 27-vjeçar shqiptar, shpërndarës kokaine, është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg në Old Bailey në Londër. Bëhet fjalë për Ardi Beshirin, i cili u ndalua nga polica gjatë një kontrolli rutinë, në “Princelet Street”,  teksa po i jepte një automjeti tip “Hyundai”, të zezë.

Gjatë kontrollit edhe me ndihmën e qenit antidrogë, policia gjeti 28 doza kokainë që ishte përpjekur t’i fshihte brenda dy çorapeve. Gjithashtu gjatë kontrollit policia gjeti në telefonin e tij Iphone edhe shumë fotografi (selfie), ku shfaqej me tufa parash.

Disa nga fotografitë u përdorën në cilësinë e provës materiale. Ai i kishte paraqitur efektivëve dy dokumente identifikimi lituaneze të falsifikuara,  si dhe lejen e drejtimit.

Pas arrestimit, Beshiri ka pranuar veprat penale, si dhe ka shprehur pendesë.  Ai tha se i kishte blerë dokumentet falco për të gjetur punë.

Gjithashtu pohoi para oficerëve se nisi të shpërndajë kokainë 5 javë më parë, pasi nuk ishte në gjendje të gjente një punë të ligjshme, duke shitur kokainë në fundjavë për 40 deri në 50 paund doza.