Disa deputetë të tjerë të LSI-së dhe PD-së shkruan sot në Kuvend për të dorëzuar amednimet e ligjit për arsimin e lartë. Panorama shkruan se deputeti i LSI, Agron Çela, i pranishëm në Kuvend gjatë seancës plenare, ka marrë pjesë vetëm për prezencën.
Çela si deputetët e tjerë të opozitës që kanë bojkotuar punimet në Kuvend, kanë qenë në limit për të djegur mandatin. Deputeti i Shkodrës me prezencën e tij në Kuvend, ka shpëtuar mandatin, por mësohet se ai nuk ka marrë pjesë në votim.





