Udhëtarët nga Durrësi në Tiranë u detyruan sot të prisnin të ndaluar në autostradë, për shkak të bllokimit të rrugës nacionale. Jo vetëm në aksin e autostradës, por dhe në rrugën dytësore, ishte krijuar kaos nga trafiku.
Fotot janë postuar në faqen në facebook nga anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Ardian Muka. “Zululand !!! Bllokohet rruga nacionale Durres -Tirane dhe rruga sekondare prej 20 min ne lartesine e mbikalimit te Rinasit. Policia ne postobllok nuk te thote asgje se cfare po ndodh!”, shkruan Muka.
I vetmi “justifikim” i këtij bllokimi është vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s sot në Tiranë. Edhe pse vizita konsiderohet e rëndësisë së veçantë, nga ana e policisë nuk ka një njoftim zyrtar për bllokimin e akseve rrugore, duke lënë udhëtarët në kaos e trafik.





