Përfshihet nga flakët një tjetër makinë në Durrës. Bëhet me dije se këtë pasdite një mjet është djegur në Bypass-in Shkozet-Durrës.

Mësohet se makina e djegur me targa AA 809 IF është në pronësi të H.K., nga Kavaja.

Për rastin në fjalë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Ky është automjeti i dytë që digjet në Durrës.

Kujtojmë që paraditen e sotme, një mjet tip Benz, me drejtues shtetasin F. Rr., shpërtheu në flakë teksa ishte në ecje në Sukth dhe u shkrumbua plotësisht.

Fatmirësisht drejtuesi ka mundur të ndalojë dhe të dalë nga makina pa u lënduar.