Mediet italiane kanë publikuar fotografitë e dy shqiptarëve të arrestuar si autorë të 29 grabitjeve të banesave në vendin fqinj. Të arrestuarit janë Florian Deda 41 vjeç dhe Kleodian Tetaj 27 vjeç. Dy bashkatadhetarët kanë vjedhur vila, makina dhe objekte të tjera gjatë muajve të verës, vlera e të cilave arrin deri në 1 milion euro.
(Pamjet e kamerave të sigurisë kur shqiptarët kryenin vjedhjet në Verbania)