Atë jemi mësuar ta shohim gjithnjë provokuese dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në klipin e radhës. Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj të re “Four season”, me klip të realizuar në Amerikë nga “ Nusense Music Group.

Këngëtaren shqiptare e shohim në skena intime me reperin me famë botërore, French Montana. Klipi u lançua ditë më parë në iTunes në audio dhe më pas erdhi edhe si videoklip.