Një shtetas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Blutë e Tiranës u njoftuan nga fqinjët e viktimës H.U., 52 vjeç, që dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private dhe jetonte i vetëm.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.04.2018, rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas dyshohet se është vetëvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





