Një 62-vjeçar në Tiranë është kapur nga policia duke ngacmuar seksualisht në pallat fqinjen e tij 30 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, kur burri me inicialet S.M po priste ashensorin në katin e parë të pallatit, e bashkë me të edhe fqinja me inicialet E.L. Sipas dëshmisë së të resë, fqinji në moshë e ka ngacmuar atë seksualisht.
Ajo sapo doli nga ashensori njoftoi policinë për ngjarjen. Uniformat blu nisën një procedim penal ndaj të moshuarit me akuzën e ngacmimit seksual.