Programi “Historia ime”, në Tv Klan startoi ditën e sotme punatën e parë të sezonit të dytë. Para dy muajsh, lajmi se një fëmijë 5-vjeçar u ngacmua seksualisht nga fqinji 48-vjeçar tronditi vendin. Ai u vu në pranga nga policia dhe hetimet vazhdojnë.

Ishin familjarët e të miturës ata që denoncuan rastin në polici, pas rrëfimit të vetë fëmijës. Ditën e sotme, i ftuar në studio ishte babai i 5-vjeçares, i cili rrëfeu për herë të parë gjithë ngjarjen dhe mënyrën se si mësoi lajmin e hidhur.

Babai i vogëlushes u shpreh se ishte nëna e vajzës ajo që kuptoi gjithçka dhe pas bisedës me vajzën arritën të mësonin çfarë i kishte ndodhur.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi 2 muaj më parë, në 22 Qershor mos gaboj?

Babai: Po, para dy muajsh, ajo kohë ka qenë. Unë faktikisht nuk kam qenë në shtëpi në atë moment. Kur shkoj në shtëpi nga ora 4 pasdite. Shkoj në shtëpi shikoj nusen të shqetësuar, po qante. U habita, thashë çfarë ka ndodhur. E pyes: Çfarë ke? Më tha nuk është gjë e mirë ta them. Çfarë ke i thashë, fol. Filani më tha ka kapur vajzën e vogël, e gënjeu, e mori në shtëpi. Vajza nuk i kishte treguar ashtu siç duhej dhe më pas pa mbathjet që i kishte… Edhe aty dyshoi ajo dhe tha që filani, e tha me emër. Çfarë thua i thashë, u bëra gati ta takoja. Ajo tha mos ik, se nuk është tek shtëpia, se vajta unë dhe nuk është. Vajta unë tek shtëpia e atij personit, dera mbyllur. S’po besoja faktikisht, e mora çupën me të gënjyer që të më tregonte ndonjë gjë. Ajo po qante kishte dhimbje. Edhe i thashë të keqen babi, çfarë ke ti, ku ishe? Që ta gënjeja të nxirrte ndonjë fjalë. Edhe më tregoi disa gjëra ekstreme që nuk mund t’i them. Aty i thashë nuses bëhu gati të vemë në spital, t’i bëjmë një kontroll ta shikojmë. Tha doktori çfarë keni? I thashë më ka ndodhur një hall dhe i thashë. Më tha doktori: Këtë punë nuk e bëj unë dot vetëm, duhet të mblidhemi këtër doktora këtu dhe do ta shikojmë këtë gjë. Ti duhet të lajmërosh policinë tha. Në rregull i thashë unë. Lajmërova policinë, të plotëfuqishmin e lagjes. E panë vajzën kishte shenja dhe më tha ka abuzuar tek vajza, por nuk ka arritur deri në fund, por ka bërë zarar. U mërzitëm aty. Policia më tha e njeh personin. Po i thashë unë. Në rregull më thanë, do të marrim në telefon, se do ta gjejmë, mos ki merak. Kam pritur deri në 10 e gjysmë-11 të natës sa e mori policia. Vajta në polici prapë, kallëzova, dhashë informacionin si ndodhi dhe pres tani të dalë dënimi i gjyqit të personit.

Mirela Milori: Personi e ka pranuar atë që ka bërë?

Babai: Ai faktikisht, oficeri i policisë më tha do të thërrasë Prokuroria këto ditë. Mua nuk më njoftuan ata, nuk zgjati 72 orë dhe ky kishte bërë një gjyq paraprak si quhet…

Mirela Milori: Është marrë në pyetje?

Babai: Po është marrë në pyetje dhe e kishte pranuar me dëshirë të madhe: Po e kam bërë tha, nuk ishte penduar. E kam gënjyer vajzën e mora tek shtëpia, përjashta aty. Kishte marrë disa kumbulla, nuk e di, ëmbëlsira. I kishte hedhur dorën në qafë, për dore e kishte marrë lart. Nusja mua në atë kohë më shikonte televizorin, me idenë se vajza ishte në dhomë tjetër. Edhe kështu tek gjyqi e kishte pranuar me qejf ai. Po është e vërtetë i kishte thënë.

Mirela Milori: Ti e njihje këtë person? Si ka qenë raporti juaj?

Babai: Unë këtë person e njoh, se vëllai i këtij personi ka bashkëjetuar me motrën time për 8-9 vite. Ajo po bën gati 2 vjet që nuk bashkëjeton më.

Mirela Milori: Si e ke njohur këtë person?

Babai: Unë këtë person kishim një ditëlindje një radhë në shtëpi, kur ishte motra me të vëllanë e tij në shtëpi e ftuam në shtëpi. Ka hyrë dhe ka dalë dhe disa herë të tjera./tvklan.al