Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kuçovë, ku një 57-vjeçar abuzoi seksualisht me një 10-vjeçare, ka folur nëna e të miturës.
Ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë në dijeni për abuzimin dhe se gjithçka kishte ndodhur, kur familjarët ishin në punë.
Gjithashtu, ajo ka treguar se nuk ka kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo është një fëmijë i ndrojtur.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi, por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur. U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia, por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka, por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëjë drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”, shprehet nëna e vajzës për Balkanweb.
57-vjeçari Ajet Dume, tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11 vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës, që asokohe nuk kishte lindur ende, dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë, ai u kishte dhënë me qira dy prej dhomave të shtëpisë së tij.
Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja.