Alarmi për një tjetër sulm terrorist u sinjalizua këtë pasdite në Francë. Një operacion policor është duke u zhvilluar në stacionin hekurudhor Part-Dieu në Lyon, Francë, tha sot policia lokale, duke shtuar se një person është arrestuar dhe stacioni ishte evakuuar.

Një grua e paidentifikuar kërcënoi të hidhej në erë në stacionin e Lionit, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Forca të shumta policore dhe ato anti-terror kanë shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa stacioni dhe zona përreth janë rrethuar për arsye sigurie.