Qeveria franceze shumë shpejt do të prezantojë ligjin e ri që parashikon denim me burg dhe gjobë për doktorët që japin “çertifika virgjërie”, për martesat tradicionale fetare.

Ministria e Brendshme tha se ky ligj do të hyjë në fuqi në vitin 2021, dhe parashikon dënim deri në  një vit burg dhe një gjobë prej 15,000 euro për mjekët që lëshojnë “çertifikata virgjërie”.

Mediat franceze theksojnë se rreth 30%  e mjekëve francezë kanë pasur shumë kërkesa për çertifikata të tilla dhe janë vetë familjarët të cilët kërkojë një “çertifikatë virgjërie” për të ‘verifikuar’  ndershmërinë femrës para martesës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se inspektimi vizual i membranës së vaginës nuk mund të provojë nëse një vajzë ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo.  Më tej OBSH shton se kjo çertifikatë shkel të drejtat e njeriut.