PARIS, 21 mars 2013 –Franca eksporton armë, me vlerë 5,12 miliardë euro, apo gati 6 për qind të tregut botëror, duke zënë vendin e 4-të mes eksportuesve, pas SHBA-së, Rusisë, Britanisë, por para Izraelit, raporton gazeta franceze “L'Express”.

Në vitin 2010 klientët më të mëdhenj ishin Brazili, India, Malajzia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Gjatë periudhës 2006-2010, Lindja e Mesme (me 27 për qind) mbeti top-destinacioni i pajisjeve franceze.

Amerika Latine (me 25 për qind) dhe Azia (me 18 për qind) hipin në podium, përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë. 

Evropa përfaqëson 17 për qind të eksporteve, ku, ndër të tjera, janë lidhur kontrata me Shqipërinë.

Sektori ekonomik, i mbështetur nga shteti, i cili luan rolin e “lehtësuesit” të kontratave tregtare, ka krijuar rreth 330 mijë vende pune drejtpërdrejt dhe tërthoras në Francë.

Dhe mallrat e eksportit përbëjnë gati 32 për qind të aktivitetit të kompanive me seli në Francë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/