Kampionatit Botëror do t’i  mungojë Lionel Messi, pasi Argjentina u shkatërrua me rezultatin 4-3 përballë Francës.

Pa dyshim shijuam një finale të parakohshme ku rezultati u përmbys disa herë ndërsa deri në sekondat e fundit të lojës francezët qëndruan në ankth.

Në minutën e 13’ ishte Griezmann ai i cili hapi serinë e golave pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas në minutën e 41’ ishte Di Maria barazoi 1-1 duke nxjerrë nga repertori i tij një perlë të vërtetë.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa fraksioni i dytë i lojës solli më shumë gola.

Fillimisht në të 57’ ishte Pavard që shënoi supergol ndërsa pas 7 minutash Mbappe shënoi dy gola të shpejtë.