Pas 8 vitesh mungese, Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

“Gjelat” kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Uruguain që vuajti mungesën e Cavanit të dëmtuar.

Dy golat e ndeshjes u shënuan fillimisht nga Varane (41’) që devijoi saktë me kokë.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Giezmann ai i cili shënoi golin e dytë të takimit falë gafës së pafalshme të portierit uruguaian Musleras.

Në këtë mënyrë Franca do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Brazil-Belgjikë.