Në stadiumin “Velodrome” në Marseille u luajt sfida e dytë gjysëmfinale, Gjermani-Francë.
Franca e mbylli këtë sfidë me rezultatin 2-0 duke siguruar një vend në finale, përballë Portugalisë.
Kur po mbyllej pjesa e parë, Shvajni shkakton një penallti, e cila shndërrohet në gol nga Antua Grizman. Franca e mbylli në avantazh 1-0 ndaj Gjermanisë pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Franca dyfishon rezultatin. është sërish Antua Grizman që shënon.
Një pasiguri në zonën e Gjermanisë shfrytëzohet nga Grizman që shënon me portën e boshatisur.





