Franca ka nisur ditën e sotme aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për të moshuarit mbi 65-vjeç dhe për kategoritë që janë të rrezikuar.
Doza përforcuese do t’ju jepet personave që kanë mbi gjashtë muaj që janë vaksinuar me Pfizer ose Moderna.
Ndërsa personat që kanë marrë dozën e vetme Johnson & Johnson mund të marrin vaksinës përforcuese pas katër javësh.
Ministria franceze e Shëndetësisë tha se rreth 18 milionë njerëz vlerësohen se kanë të drejtë për vaksinim përforcues.
Franca është përballur me një numër të madh të infeksioneve të konfirmuara që nga korriku, me një rënie të lehtë në javët e fundit.
Pothuajse 44 milionë njerëz, ose 65.6% e popullsisë franceze, janë plotësisht të vaksinuar.





