Franca ka nisur këtë të premte sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak, të cilat kanë nisur nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle.

Në këtë operacion do të marrin pjesë 24 aeroplanë dhe do të mësyjnë mesatarisht në çdo tri minuta, raporton RTL.

Një oficer i bordit dha se avionët do të marrin pjesë në një sulm në Mosul, bastion i Shtetit Islamik në Irak.

Ky është misioni i tretë i anijes aeroplan mbajtëse me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri që nga shkurti i 2015-s, kur Franca përshkallëzoi operacionet e saj që pas sulmeve në Paris.