FRANCE– Autoritetet franceze nuk kanë ndërmend të furnizojnë me armatime opozitën siriane, deklaroi ditën e mërkurë Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.

"Deri tani ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për të vepruar në këtë drejtim (armatosjen e rebelëve). Të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm",- deklaroi kreu i diplomacisë franceze përpara takimit të grupit të "Miqve të Sirisë" në qytetin maroken Marrakech.

Sot në Marok do të mbahet takimi i grupit të "Miqve të Sirisë", në të cilin do të marrin pjesë 130 përfaqësues nga vendet perëndimore dhe ato arabe.