Senna, Marna dhe lumenjtë kryesorë të Francës janë fryrë plotësisht për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që prej ditësh kanë goditur vendin.
Në Paris, ku Senna i ka kaluar 6 metra lartësi, forcat e ushtrisë po ndihmojnë njerëzit të evakuohen nga qendrat e përmbytura, si Villeneuve-Saint-Georges.
Pesë stacione të RER C, metroja rajonale që kalon mes për mes kryeqytetin francez duke kaluar pranë Kullës Eifel, janë mbyllur për të parandaluar më të keqen.
‘Kemi marrë masa ekstreme’, ka deklaruar bashkiakja Anne Hidaldo në fund të një mbledhjeje në bashki.
Muzeu i Luvrit dhe Orsay, ashtu si në 2016, i kanë spostuar veprat e tyre në katet më të larta të ndërtesës për t'i ruajtur në rast përmbytjeje.