Vendet më problematike në Evropë, përsa i përket situatës së koronavirusit janë Franca dhe Britania. Ditët e fundit, ato janë vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Nëse Britania shënoi 778 viktima në 24 orë, Franca ka shënuar 762 por kjo e fundit ka më shumë viktima në total, 15 mijë e 729 persona.

Po ashtu edhe për të infektuar Franca ka një bilanc më të rënduar teksa vetëm sot ka shënuar 6 mijë e 830 raste të reja, kurse në total 143 mijë e 303 të infektuar. Në Francë deri tani janë shëruar mbi 28 mijë persona.