Franca ka raportuar 389 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusit, numri më i ulët që prej 29 marsit.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 1,645 raste të reja me koronavirus duke konfirmuar kështu edhe njëherë rrafshimin e kurbës së infektimeve.

Franca ka regjitruar aktualisht 159,828 raste me Covid-19 nga të cilat 22,245 kanë përfunduar me humbje jete, ndërsa 43,493 janë shëruar.