Franca ka regjistruar një tjetër rekord rastesh pozitive me Covid-19. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 52.518 raste të reja me Covid-19 dhe 416 persona kanë humbur jetën.
Numri total i të infektuarve me koronavirus që prej nisjes së pandemisë është 1.466.433 dhe 37.435 të vdekur.
Shifrat e pakontrollueshme tashmë të rasteve të reja me koronavirus kanë detyruar autoritetet në Francë t’iu rikthehen masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Javën e kaluar, presidenti Emmanuele Macron deklaroi një izolim të dytë kombëtar, i cili parashikon mes të tjerash dhe ndalimin e udhëtimit të qytetarëve midis rajoneve.
Masat e reja hynë në fuqi më 30 tetor dhe se njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye madhore dhe shëndetësore.
Bizneset jo të domosdoshme, si restorantet dhe baret do të mbyllen.