Vala e tretë e pandemisë ka vendosur në alarm edhe Francën, e cila ka shtyrë masat e Lock-Down për 4 javë.
Në një deklaratë për shtyp, Presidenti Macron ka njoftuar se gjithashtu për 3 javë do të mbyllen edhe shkollat si dhe qendrat e kujdesit vetjak.
“Ne u përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë për aq kohë sa të jetë e mundur – por fatkeqësisht tani ka mbërritur. Ne do të humbasim kontrollin nëse nuk veprojmë tani.”– ka thënë Macron.
Franca si disa vende të tjera të Europës, pavarësisht se është në proces vaksinimi nuk ka mundur dot t’i shpëtojë masave të rrepta të Lock-Down.
Masat nisin nga 3 prilli dhe përfshijnë si Parisin dhe gjithë Francën.





