Franca, Spanja dhe Greqia janë mes vendeve europiane që kanë regjistruar një rritje të madhe të rasteve me koronavirus të mërkurën, duke rritur frikën për një valë të dytë infeksionesh gjatë sezonit turistik.
Në Francë pati 1695 raste të reja brenda 24 orëve. Ky është numri më i lartë i rasteve ditore të infektimeve në më shumë se dy muaj. Numri total i personave të infektuar në Francë është mbi 228 mijë.
Në Spanjë u konfirmuan gjatë 24 orëve 1772 raste. Ndërkohë në Greqi për 24 orë u shtuan 124 raste duke e çuar totalin në 4973. Rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u shtuar.
Shkak është bërë lehtësimi i masave. Qeverisë po përpiqen që të lehtësojë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia. Ndërkohë sipas BBC-së, masat e distancës sociale po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u mbajtur.