FRANCE – Një grup prej 48 vullnetarësh të infektuar me HIV është i gatshëm të provojë vaksinën kundër virusit të deficitit imunitar, të zhvilluar nga bashkëpunëtorët e Laboratorit të biologjisë strukturore në Marsejë.
Preparati i përpunuar do t’u injektohet vullnetarëve në tre faza gjatë një viti, gjë që lejon përcaktimin e dozës më efektive të vaksinës për njerëzit.
Substanca aktive, e cila është pjesë përbërëse e preparatit të ri, llogaritet të luftojë të ashtuquajturën proteinë Tat, e cila bllokon aftësinë e sistemit imunitar për të hequr qafe qelizat e infektuara.